Banorët e fshatit Çajle të Gostivarit në tubim protestues treguan pakënaqësi për shkak të shitjes së tokës në atarin e tyre. Sipas tyre, pronari i tokës ka pasur ndërmend ta tjetërsojë, ndërsa në atë vend të fillojë me eksploatimin e mineraleve.
Banorët këto ditë kanë kuptuar se toka të cilën e konsiderojnë si pronë të fshatit ka pronar të ri dhe kanë marrë njohuri se ai dëshiron ta shesë me qëllim që ta rialokojë. Në protestë janë thirr institucionet shtetërore për t’i kontrolluar dokumentet për këtë rast dhe të deklarohen në afat sa më të shkurtë të mundshëm.