Protestat e dhunshme, shqiptohet paraburgim ndaj tre personave

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve ndaj 3 personave të përfshirë në incidentet gjatë protestave të 5 korrikut para Kuvendit por edhe gjatë incidentit në Sheshin Skënderbeu më 6 korrik, përcjell TV21. Sipas gjykatës, kundër personave në fjalë është shqiptuar masa e paraburgimit pasi ekziston dyshimi se të njëjtit mund të arratisen ose ta përsërisin veprën.