Protesta të VMRO-DPMNE-së në shtatë qytete

VMRO-DPMNE sonte mbajti protesta me lëvizje të kolonës së automjeteve nëpër rrugët e shtatë qyteteve në shtet kundër, siç thonë nga partia, krimi, korrupsioni, padrejtësitë dhe ndjekja. Përveç në Shkup, në të njejtën kohë protesta pati edhe në Veles, Ohër, Kumanovë, Prilep, Shtip, Manastir.

Darko Kostovski, deputet në Kuvend, theksoi se protesta e sotme në Shkup u mbajt kundër “krimit, kundër korrupsionit të paparë të përmasave të mëdha dhe kryesisht kundër ndjekjes politike që po ndodhë në Maqedoni”.

Nuk duhet të lejojmë, potencoi ai, patriotët të kalben nëpër burgje, ndërsa kriminelët nga pushteti të jenë në liri. “Ky pushtet derisa i liron kriminelët në liri, shumë shpesh edhe e akuzon popullin se është fajtor për rrjedhat më të ndryshme politike në shtet dhe kjo ndoshta është edhe një nga simptomat e para se bëhet fjalë për pushtetin diktatorial”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Kostovski deklaroi se “kjo ndjekje politike”, që sipas tij, po ndodhë për shkak të pafuqisë së pushtetit, duhet të ndërpritet menjëherë. “Ai është i frikësuar se për shumë shpejtë do të vijë ajo ditë kur do të përballet ballë për ballë me drejtësinë e pastër dhe të qartë, megjithatë atë që po ia bëjnë popullit maqedonas, ai nuk do ta harrojë dhe do ta dënojë sa më parë”, theksoi Kostovski./TV21