Protesta e mbrëmshme në Kosovë, eurodeputetja gjermane reagon ndaj LDK-së

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mbështetur protestën e mbrëmshme të qytetarëve në Kosovë që përmes zhurmës nga ballkonet e tyre shprehën pakënaqësinë kundër zhvillimeve të fundit politike.

Eurodeputetja gjermane, përmes një postimi në Twitter, shkroi se shpreson që LDK ta vërejë protestën e mbrëmshme.

“Shumë mirë: Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar kanë alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK-ja do ta vërejë”, shkroi ajo duke ripostuar edhe një video të protestës nga ballkonet.