Protagonisti kryesor i “Miracle in Cell No.7” ka diçka për të thënë pas suksesit të madh të filmit

Filmi turk “Miracle in Cell No.7” që në shqip do të thotë “Mrekullia në qelinë e shtatë” po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme.

Ky projekt është prodhim i Netflix i vitit 2019, ndërsa aktualisht është ndër filmat më të shikuar këto ditë.

Filmi ka për temë dashurinë mes babait dhe fëmijut, që e luajnë Aras Bulut İynemli (Memo) dhe Nisa  Sofiya Aksongur (Ova).

Pas gjithë këtij suksesi, Aras i është drejtuar publikur përmes një postimi në Instagram.

“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë Nr.7” (7. Koğuştaki Mucize) filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, janë fjalët e aktorit.