Propozimi françez, pa aminin bullgar për çështje bilaterale, Maqedonia mund të vendnumërojë

Shkruan: Arben Fetai

Ambiguiteti kreativ evropian në qendër të propozimit francez. Në vija të trasha (aspeket e përgjitshme lënë anash) propozimi parasheh se:

1. BE është neutrale karshi statusit të gjuhës maqedone, dhe mjaftohet me “marrjen parasysh” të deklaratave unilaterale të palës bullgare dhe asaj maqedone.
2. Masat zbatuese dhe vlerësimet vjetore të zbatimit të Traktatit të miqësisë Bullgari-Maqedoni e Veriut janë pjesë integrale e kornizës negociuse.
3. Pajtimi i palëve rreth protokollit nga takimi i dytë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar Bullgari-Maqedoni e Veriut të krijuar sipas nenit 12 të Traktatit të miqësisë është pjesë e kushtëzimëve politike nga konkluzionet e Këshillit të BE-së.

Pra, pa amin bullgar rreth çështjeve bilaterale, Maqedonia e Veriut mund të vendnumërojë deri ne pafundësi.

Ky propozim tani do të miratohet nga pushteti si i tillë por, as me këto parametra, BE nuk do të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Kushdo që e thotë të kundërtën e mashtron qytetarin.

Do të organizohet një takim karrem si prelud i konferencës së vërtetë ndërqeveritare ku do të theksohen parametrat e mësipërme si dhe kushti tjetër: ai i ndryshimit të kushtetutës.

Natyrisht, ky pushtet nuk e ka kapacitetin për të zbatuar këto kushtëzime dhe do të kthehet nga opozita për të akuzuar për mos hapjen e negociatave. Ndryshe thënë, SDSM-BDI ia lënë këmbët e arushës në dorë VMRO-së dhe ikin. Mbase nuk kishte zgjidhje tjetër.