Lajme Dimitrov thotë se Qeveria e Maqedonisë e ka “paketuar” propozimin e dytë

Dimitrov thotë se Qeveria e Maqedonisë e ka “paketuar” propozimin e dytë

Ish-ministri i punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov e ka komentuar lëvizjet e fundit për kompromisin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, duke i quajtur si ndryshime të vogla.

“Fillimi i bisedimeve për ne do të jetë me dy këste. I pari është tani pasi të nënshkruhet marrëveshja dhe pastaj, kur të integrohen bullgarët në Kushtetutë” ka shkruar Dimitrov.

Dimitrov gjithashtu ka thënë se ka edhe një mashtrim, që ka rolin për të fshehur të vërtetën e marrëveshjes së vërtetë mes dy vendeve, ku sipas Dimitrov, do të preken kufinjtë historik.

Reagimin e tij, Dimitrov ka titulluar “shteti i huaj”. /Telegrafi/