Propozimi francez mbërrin në Kuvend, por sonte nuk ka seancë

Kuvendi i RMV-së nëpërmjet një kumtese ka bërë të ditur se ka pranuar nga ana e Qeverisë “Informacionin për përmbajtjen e propozim kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e propozuar nga ana e Kryesisë së Francës me Këshillin Evropian më 30 qershor të vitit 2022”. Më tej në kumtesë thuhet se do t’u shpërndahet deputetëve, por për sonte nuk është planifikuar seancë kuvendore.