Maqedoni: Shporta minimale sindikale për muajin qershor rritet për 16%

Shpenzimet minimale mujore për një familjeje katër anëtarëshe në qershor ishin 39.710 denarë, ndërsa krahasuar me janarin janë rritur për 3.399 denarë ose 9.49 për qind.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ku verifikohet shporta e konsumit sindikal në baza mujore, informojnë se për një vit shporta sindikale është rritur për 5.498 denarë ose për 16 për qind.

“Rritja e çmimeve dhe rritja e inflacionit, që po rritet nga muaji në muaj, për muajin qershor është 14.5 për qind dhe ndikon në uljen e fuqisë blerëse të punëtorëve dhe çon në varfërimin e të gjithë popullsisë”, vlerësojnë nga LSM.

Sipas analizës së LSM-së, rritja e shportës minimale sindikale është në rritje për shkak të rritjes së çmimeve, ndërsa rritja më e madhe në qershor është për ushqimet dhe pijet.