Shkruan: Ejup BERISHA
Me Grujon, me Zokin dhe me Mijallkovin po menjëher në koalicion e me vëllezerit e një gjaku jo asesi në koalicion. Këto janë pra udhëheqësit e Partive politike shqiptare këtu te ne të cilëve aapak nuk ju vie turp që të mos bashkpunojnë mes vete për ti arritur më lehtë qëllimet në pplitikë. Nuk e di a janë me të vertetë shqiptar këta udheheqës të Partive politike shqiptare apo jo, prandaj propozoj që tu bëhet një analizë e madhe ADN të gjithë politikanëve shqiptar në Maqedoni në Kosove dhe në Shqipëri që të kuptohen shkaqet se pse nuk mund apo nuk duan të bashkohen dhe të bashkpunojnë së bashku këta mes vete. Paramendoni me Zokin me Grujon dhe me Miallkovin menjëher bëjnë koalicion edhe atë pa asjjë kusht dhe pa aspak hamendje e mes vete jo. Pra me të tjerët behet cdo lloj bashkimi dhe bashkpunimi e me shqiptar asesi apo kurrë. Pra një ADN e madhe dhe e kujdeshme tu behet Edi Ramës, Lulzim Bashes, Albin Kurtit, Isa Mustafës, si dhe Ramushit e Hashimit. Unë keta nuk arrij ti kuptoj pse nuk janë të gatshëm që të bashkohen dhe te bashkpunojnë per te miren e pergjithshme te vendeve dhe kombit tonë. Ani le ti bejne 1000 budallallëqe dhe cmenduri të tjera ne politike por për të mirën dhe interesat e shteteve dhe te kombit le të behen vetëm një ditë bashk. Pra le ta dëshmojnë që janë shqiptar e mos të na detyrojnë të dyshojmë në përkatësinë dhe në identitetin e tyre kombëtar. Sepse shqiptar je me vepra e jo vetëmse me fjalë.