Kremlini, raporton Daily Mail, konfirmoi që titulli i ri ishte një nga disa propozimet e marra gjatë ditës së sotme.
Propozimi u paraqit nga një komision qeveritar që shqyrtoi ndryshimet kushtetuese që shihen gjerësisht si një ofertë ndaj Putinit pas përfundimit të mandatit të presidentit në 2024-ën.
Putin tashmë ka njoftuar ndryshime gjithëpërfshirëse të kushtetutës që u miratuan nga parlamenti në fillim të këtij muaji.
“Për shembull, ata propozuan riemërimin e pozitës së kreut të shtetit në “Lider Suprem””, tha Pavel Krasheninnikov, bashkë-kryetari i komisionit qeveritar, për gazetën qeveritare Rossiiskaya Gazeta.