Pronari i Chelseat dëshiron ta blejë klubin nga Ligue 1

Kryetari i Chelseat, Todd Boehly është i interesuar të blejë klubin e Ligue 1, Strasbourg.

Amerikani tashmë ka dy skuadra basketbolli – Los Angeles Sparks dhe Los Angeles Lakers – si dhe skuadrën e bejsbollit Los Angeles Dodgers.

Ai po kërkon të zgjerojë perandorinë e tij sportive dhe ka zhvilluar bisedime me presidentin e Strasbourgut, Marc Keller, i cili ka qenë në krye të skuadrës franceze që nga viti 2012, për një blerje të mundshme.

Boehly ka shpenzuar shuma të majme parash që kur konsorciumi i tij përfundoi blerjen e Chelseat verën e kaluar – duke investuar afër mbi 700 milionë euro në skuadër. Ky investim nuk ka dhënë ende dividendë, me skuadrën e Graham Potter që lëngon në vendin e 10-të në tabelën e Ligës Premier.

Siç raportohet nga Gial.com, Boehly dhe partnerët e tij investues janë të prirur për të blerë Strasbourgun dhe do të përdorin skuadrën e Ligue 1 për të huazuar lojtarët e Chelseat. Pronari i Bluve po mendon gjithashtu të blejë një klub gjerman për të njëjtën arsye.

Modelet e pronësisë me shumë klube nuk janë të rralla. Për shembull, City Football Group – që zotëron Manchester City – zotëron gjithashtu aksione në Neë York City, Melbourne City, Montevideo City Torque, Troyes, Lommel, Mumbai City, Girona dhe të tjerë.