Promotori i Tyson: Nëse kjo ishte lufta e tij e fundit, ai ia doli me sukses

Promotori i Tyson Fury, Frank Warren ka folur në lidhje me pensionimin e boksierit të tij.

Tyson Fury mbrojti titullin e WBC për peshat e rënda, pasi mposht në raundin e gjashtë Dillian Whyte.

Pas atij meçi fenomenal që Tyson zhvilloi, u diskutua edhe për pensionimin e mundshëm të britanikut.

Në lidhje me këtë foli edhe promotori i tij, Frank, i cili tha nëse ishte lufta e tij e fundit, ai ia doli me sukses.

“Nëse ai thotë se është ndeshja e tij e fundit, do të jetë e fundit. Ky është vendimi i tij, ai hyn në ring. Nëse ky ishte meçi i tij i fundit, ai ia doli me sukses”, tha Frank për ‘BT Sport’, përcjell lajmi.net.

Tyson mbrëmë arriti fitoren e tij të 32 në gjithsej 33 sa ka zhvilluar, ai ka vetëm një barazim (23 ndeshje i ka fituar me nokaut).