Hierro shpreson për një finale spanjolle në Ligën e Kampionëve

Ish-lojtari i Real Madridit, Fernando Hierro shpreson për një përballje spanjolle në Ligën e Kampionëve.

Katër ekipe janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dy nga Premier Liga dhe dy nga La Liga.

Real Madridi përball Manchester City dhe Villarreal ndaj Liverpoolit, këto do të jenë ndeshjet gjysmëfinale.

Hierro ka dhënë mendimin e tij, duke shpresuar se do të ketë një përballje spanjolle në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ka katër ekipe në Ligën e Kampionëve, dy spanjolle dhe shpresoj që të dyja të jenë në finale dhe Real Madridi ta fitojë atë”, ishin fjalët e Hierros për ‘Marca’, transmeton lajmi.net.

Ndeshja e parë në mes Manchester City dhe Real Madrid do të zhvillohet më 26 prill, në orën 21:00, ndërsa ajo në mes Liverpool – Villarreal me 27 prill në orën 21:00.

Ndeshja e dytë në mes Realit dhe City do luhet më katër maj, në po të njëjtën orë, ndërsa Liverpool- Villarreal më tre maj, 21:00.