Prokuroria sjell informatat e fundit për aksionin policor në Gërçec dhe Gazi Babë

Prokuroria themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në kontinuitet vazhdon me hetimet lidhur me rastin “Mali”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për aksionin policor në Gërçec dhe Gazi Babë ku u arrestuan 21 persona, kurse disa gjenden në arrati. “Në kuadër të veprimeve që ndërmerren, verifikohen faktet në lëndë. Për momentin, është interes i hetimeve që të mos jepen më shumë informata për opinionin. Kur do të krijohen kushte, Prokuroria do të informojë për njohuritë dhe veprimet e ndërmarra për rrjedhën e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në kumtesë.
Njëkohësisht, nga Prokuroria njoftojnë se për të gjithë të dyshuarit, që nuk u arrestuan gjatë aksionit dhe të cilët për momentin janë të pakapshëm për organet e rendit, është shpallur fletarrest ndërkombëtarë.