Prokuroria Themelore Publike kërkon nga Gjykata Penale paraburgimin e 20-vjeçarit nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer gjashtë vjedhje në Shkup.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, 20-vjeçari grabitjet i ka kryer nga data 29 nëntor 2019 deri më 6 janar 2020. 20-trevjeçari ka grabitur katër shtëpi dhe një market në Shuto Orizare të Shkupit, ku ka vjedhur: telefona mobil, televizor, dy tapete, cigare, dhe gjë sende tjera.
I njejti person dyshohet se ka vjedhur një telefon n ë vlerë të 45.000 denarëve, gjithashtu në Shuto Orizarë.