Meghan Markle u acarua gjithnjë e më shumë me mediet dhe Pallatin, ndërsa luftoi për privatësinë e djalit të saj Archie dhe kjo është njëra prej arsyeve përse ajo dhe Princi Harry vendosën ta dorëzojnë pushtetin, shkruan TMZ.
Burime afër Dukeshës së Sussex tregojnë për TMZ se ajo e dinte që ishte me famë botërore kur u martua me Harryn, por nënvlerësoi atë se sa pak kontroll do të kishte mbi mediet.
Gjërat filluan të bëhen më serioze kur lindi fëmija Archie. Duka dhe Dukesha u përpoqën të mbanin këtë sa më private.
Mediet britanike kanë pritur që të kenë menjëherë fotografinë e Archie, ashtu siç i lejuan Princi William dhe Kate Middleton për fëmijët e tyre.
Por, Harry dhe Meghan menduan të vepronin ndryshe, e për këtë gjë dukesha mori shumë kritika.
Madje, ata tentuan ta mbanin private edhe pagëzimin e djalit. Burime të TMZ thonë se Meghan ishte e zemëruar në lidhje me mënyrën se si e mbuloi shtypi pagëzimin e Archie.
Ajo njëherësh thuhet të jetë njëra nga arsyet përse ata u tërhoqën nga familja mbretërore.
Tani, çifti do ta ndajnë jetën mes Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Mosmarrëveshja e Meghan me shtypin po vazhdon ende, tani ajo kërcënon me veprime ligjore lidhur me fotografitë e Archie gjatë një shëtitjeje në Vancouver.