Prokuroria hedhë poshtë paditë penale kundër kryetarit të Kuvendit

Prokuroria ka vendosur ti hedhë poshtë paditë penale kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe dy deputetëve, që u sollën nga shtëpia për të votuar pavarësisht se ishin me COVID 19. Pas kontrollit të fakteve, prokuroria gjeti se deputetët që u sollën me autoambulanca ishin pa simptoma klinike, dhe të gjitha protokollet për lëvizje, akomodim dhe votim ishin respektuar. Paditë penale i ngriti VMRO-DPMNE-ja, pas votimit në Kuvend, kur shumica nuk kishte kuorum për të miratuar paketën e pestë të masave të ndihmës ekonomike për ekonominë, që kishte pritur për më shumë se dy muaj, veçanërisht për masa për pagesën e ndihmës financiare për pagesën e pagave për muajin shkurt dhe mars.