Ish- Presidentit të Finlandës Martti Ahtisaarit së paku dy herë substancialisht i ka rënë të merret me Kosovën. Së pari më 1999 kur kishte shkuar për ta negociuar kapitullimin e Beogradit që po bombardohej nga NATO për shkak të fushatës kundër Kosovës dhe më 2005 kur Sekretari i OKB’së e emëroi si emisar për statusin final. Finlandezi, si zgjidhje, atëbotë e pa pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën të cilën ia propozoi komunitetit ndërkombëtar dhe palëve në konflikt. Për shkak të namit të tij me angazhime për paqe në botë, ish-Presidentit të Finlandës me 2008 ia dha çmimi Nobel për Paqe. Ahtisari, njeriu që ka merita që kosovarët kanë shtet, ka mbyllyr sytë të hënën pas një sëmundje të rëndë. Gazeta Express sjell një profil të tij të përkthyer nga Gazeta Finlandeze Helsiniki Sanomat.
Rajon-Botë Profili i Martti Ahtisaarit, njeriu që ia propozoi botës pavarësinë e Kosovës



