Profesori reagon për takimin mes Thaçit, Veselit dhe Haradinajt, tregon skenarin që pritet të ndodhë

Gjatë ditës së djeshme Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj janë takuar në mëngjes.

Takimi i treshes ka zgjatur me tepër se një orë dhe thuehet se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Në lidhje me këtë takim ka reaguar opinonisti dhe profesori Binak Maxharraj.

Profesori përmes një postimi ka shkruar për takimin e djeshëm duhet mos e besuar që treshja ka biseduar për zhvillimet politike, transmeton “Bota sot”.

Sipas Maxharraj, ky takim nëse do të kishe qëllimin zhvillimet politike atëhere do të bisedonin Brenda institucionëve shtetërore dhe jo në restaurant.

Duke vazhduar profesori shprehët që takimi i djehit e ka për qëllim që të lënë Ramushin me gishta n’gojë për pozitën e presidentit të cilën Thaçi veç e ka bërë Pazar, e ka shitë te Isa Mustafa dhe se Ramushi do të mbetët prap ai që do të humbas nga pazaret e Thaçit.

Postimi i plotë

Një krismë nga Haga…
Sot në mëngjes herët rreth sabahit janë takuar në një takim urgjent në një restaurant në Prishtinë liderët Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli. Për këtë ngjarje, takim privat të tyre po jepen shpjegime ndër më të ndryshme, bile edhe po bëhen edhe spekulime lidhur me atë se a do të ketë ndonjë krismë nga Haga e cila do të dëgjohet deri në Kosovë, sepse nesër është afati i fundit kur gjyqtari i procedurës paraprake penale duhet të shpallë vendimin për aprovimin apo jo të akuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të akuzuar gjashtë muaj më parë për vepra penale dhe vepra kundër njerëzimit, që aktakuza i akuzon për mbi 100 krime.
Dje për këtë takim për kafe të mëngjesit u hapen shumë fjalë dhe supozime se ata u takuan për tu përshendet, për ti thanë lamtumirë njëri tjetrin për të ia bërë hallall njërit-tjetrit deri në takimin e ardhshëm pas shumë e shumë viteve.
Pas takimit të kafes së mëngjesit i cili zgjati mbi një orë Thaçi dhe Veseli nuk u prononcuan për media. Ishte Ramushi i cili tha diçka për këtë takim. Shkurtë ai tha se u takuam për të biseduar për zhvillimet politike në vend, por pse bisedohet privatishtë jashtë institucioneve për zhvillimet politike. Kjo është punë e tyre.Por është interesant pasiqë paskan fol për zhvillimet politike në vend, pse nuk ishte thirrë edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Por me vonë nëpër media u pa se nuk ishte puna që kanë biseduar për zhvillimet politike por për diçka krejt tjetër. Duke e pas parasyshë vormakun, apo arrestimin e mundshme të krerëve të PDK-së, për mos me e lanë partinë jetime paskan bisedu për reformimin e qeverisë, thjeshtë për kuptimin e PDK-së, në qeverinë Hoti, që PDK të i merr 8 ministri dhe z/kryeministrin, kurse Partia e Harajdinaj të del nga qeveria me një premtim apo dakordim që Ramushi të bëhet President kur të i skadon afati Thaçit apo kur atij ti komunikohet aktakuza nga gjykata e Hages si i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Këtu është edhe sherri i djehit i këtyre liderëve që Ramushi as se si nuk po mund ta kuptoj.Nuk kam parë ndonjëherë me tutmakë në politikë se sa Ramush Haradinaj i shashtrisur për poste e pozita shetërore anipse fuqia e tij politike është minore, kurrfare, por qe 20 vjetë shërben si patericë e partive tjera të mëdha.
Edhe në këtë takim Hashim Thaçi si çdo herë tjetër ia lëshoi mjekrrën Ramush Harajdinaj duke i premtuar postin e Presidentit në një anë, e nga ana tjetër duke e nxjerr AAK nga qeveria, që në fund do të mbetët pa asnjërën, sepse Thaçi nuk e ka në xhep postin për me ja than kujt që dëshiron ai.
Ramushi si naiv në politik që është ka harruar se Hashim Thaçi postin e Presidentit ia ka”shitë”dikujt tjetër,pra atij i cili me gjithë partin e vetë e zgjodhi Thaçin për president para pësë viteve, pra Isa Mustafës i cili ka ambicie për president te ardhshëm i cili pozitën e presidentit e futi ne lojë kur bënte negociata me LVV-në për të formuar qeverinë. Por,edhe sikur Thaçi të donte Haradinaj për president ai nuk mund të zgjidhet sepse nuk i ka numrat,e Ramushi kurr nuk mund të zgjidhet vetëm me votat e PDK-së, sepse kundër i ka votat e LVV, LDK, Listes Srpska.
Pra edhe kësaj radhe Ramushin e mashtruan Thaçi dhe Veseli sikur shumë here më parë. Kësaj radhe vërtetë do të ia lëshojnë mjekrrën, bile edhe më të gjatë se sa herave tjera kur Thaçi ia shtroi Ramushit tepihun e kuq me të kthye nga Haga duke e mashtruar për pozitën e kryeministrit,ose rastin kur Ramushi pas tri viteve protesta për demarkacionin me Malin e Zi që të mos jipet Çakorri,por prap Thaçi ia qërroi sytë duke i thanë postin e kryeministrit sa për ta votuar demarkacionin dhe demarkacioni kalo ne Kuvend.
Edhe takimi i djehit e ka të njejtin qëllim që të lënë Ramushin me gishta n’gojë për pozitën e presidentit të cilën Thaçi veç e ka bërë Pazar, e ka shitë te Isa Mustafa. Për këtë arsye Isa Mustafa gjatë dialogut miraton prej 6 muajsh me LVV për themelimin e qeverisë e futi si pykë në dialog postin e presidentit.
Nëse Ramushi e kupton dhe ka sens politike këtë qellim e kishte edhe takimi i djehit me Thaçin e Veselin, ti premtohet ajo që si takon, që nuk mund të arrijnë që si kundër vlerë të këtij mashtrimi ta nxjerrë Ramushin nga qeveria Hoti për të korruptuar PDK, pra për të rehatuar PDK-në, që të mos shastriset e tëra kur të mbetët pa lider.
Kurse Ramushi si çdo herë kur del i lagur nga pazaret makabre me Hashim Thaqin si mbetet gjë tjetër,por si çdo herë ia futë këngës.