Profesori nga Shqipëria: Kosovarët e kanë VV-në, Maqedonia ASH-në!

Politologu, akademiku, veprimtari politik dhe kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosja Hysamedin Feraj në një postim në profilin e tij në Fejsbuk shkruan se vendimi për ta kontrollu modelin e ri nga modeli i vjetër zgjedhor në Kosovë solli vetëm vonesën e shkëputjes nga modeli i vjetër: deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Prandaj në zgjedhjet e ardhshme në pyetje nuk është vullneti i politikanëve (VV-së) me qeverisë ndryshe, por vullneti dhe dëshira e popullsisë me u qeverisë ndershëm. Kosova e ka këtë mundësi sepse e ka VV-në, shqiptarët në Maqedoni po e krijojnë me ASH-në, shqiptarët në Shqipëri janë ende larg”, shkruan Feraj.
Postimi i plotë i Hysamedin Ferajt:
1. Çka ndodhi dje në Kuvendin e Kosovë është shprehje dhe rezultat sa i vullnetit të votuesve aq dhe i tradhtisë ndaj tij:
a. Në votime nuk kishte aq votues që kishin marrë vendimin me e ndryshu modelin e qeverisjes. Modeli ndryshonte duke i dhënë VV-së aq pushtet sa të vendoste modelin e ri.
b. Ishte tradhëti sepse votuesit që kërkonin një model të ri por të balancuar nga LDK u tradhëtuan prej kësaj.
2. Për të gjithë, model i ri qeverisjeje kuptonte:
a. Qeverisje e ndershme, zhvilluese, që e bënte Kosovën vend të banueshëm, vetë e pakorruptueshme dhe luftarake kundër korrupsionit,
b. Zë në bashkësinë e shteteve, veçanërisht zë i Kosovës pranë aleatëve tanë të dëshmuar.
3. Vendimi për ta kontrollu modelin e ri nga modeli i vjetër solli vetëm vonesën e shkëputjes nga modeli i vjetër: deri në zgjedhjet e ardhshme.
Prandaj në zgjedhjet e ardhshme në pyetje nuk është vullneti i politikanëve (VV-së) me qeverisë ndryshe, por vullneti dhe dëshira e popullsisë me u qeverisë ndershëm.
3. Kosova e ka këtë mundësi sepse e ka VV-në, shqiptarët në Maqedoni po e krijojnë me ASH-në, shqiptarët në Shqipëri janë ende larg .