Profesori nga Amerika tregon se çfarë do të ndodhë me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington tash në krye me Biden

Opinonisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj përmes një shkrimi ka shkruar në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Maxharraj ka përmendur marrëveshjen e Uashingtonit e cila sipas tij do të ndryshojë me ardhjen e Biden në krye të Amerikës, transmeton “Bota sot”.

Profesori përmend të gjithë analistët ndërkombëtarë të cilët kanë trajtuar këtë temë, se çfarë do të ndodhë tashmë me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington duke shtuar që fitorja e Biden ka acaruar shtetin e Serbisë.

Pa përmendu nuk la profesori edhe deklaratën e Vuçiqit në lidhje me një konflikt që mund të ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur që edhe haptasi Serbia deklaroi që nuk ka hequr dorë nga shteti i Serbisë.

Sipas Maxharraj Se çka do të ndodhë me Marrëveshjën e Uashingtonit me fitorën e Joe Biden-it më së miri e thotë Madeleine Albright e cila hapatas deklaroi këto ditë se marrëveshja e Uashingtonit me fitorën dhe ardhjen e Joe Bidenit në Shtëpinë e Bardhë as nuk do të shqyrtohet e as të analizohet,por thjeshtë do të anulohet.

Shkrimi i plotë

Përmbysja e Kosovës në Uashington

Madeleine Albright: “Me fitorën e Joe Biden do të anulohet Marrëveshja e Uashingtonit”.

Që nga marrëveshja e Uashingtonit më 4 shtator 2020 po bëhen analiza, diskutime, po jepen opinione të ndryshme për fatin e kësaj marrëveshje se çka do të ndodhë me të pas zgjedhjëve në SHBA,a do të implementohet apo jo. Shumica mendojnë se kjo marrëveshje,nuk është ndonjë marrëveshje e duhur,e nisur nga bishti e jo nga koka,se nuk mund të arrihet ndonjë marrëvshje vetëm me një samit, por për ndonjë marrëveshje lypset kohë,durim,negociata dhe pajtim të të dyja palëve,çfarë kjo nuk ndodhi në Uashington.

Serbia haptas zotohet dhe betohet se do ta ruajë,do të luftoj për “Kosovën brenda Serbisë, bile edhe kërcënohet me luftë të hapur për ta realizuar një gjë të këtillë. Pra,marrëveshja e Uashingtonit ishte vetëm një farsë për spektakël nga ana e Administratës Trump. Krejt se çka ndodhi në Shtëpinë e Bardhë është se aty nuk pati kurrfarë marrëveshje e cila do të obligonte palët që ta zbatojnë,bile Shtëpia e Bardhë as që dha ndonjë garancion për zbatimin e kësaj marrëveshje.Në këto marrëveshje u dhanë nënshkrime të ndara nga Kosova dhe Serbia që nuk marrin kurrfarë obligime ndaj njëra tjetrës.Kësaj “Marrëveshje” as qe ju dha ndonjë rëndesi e posaçme në mediat amerikane. Me këtë “Marrëveshje” Kosova u përmbys në Uashington, nuk fitoi asgjë, kurse Serbia çdo gjë që deshti.Sipas kësaj marrëveshje vetëm se legjitimohet prania e Serbisë në Kosovë. Kjo marrëveshje nuk e përcakton edhe njohjën e Kosovës nga Serbia që ishte edhe qëllimi kryesor i delegacionit tonë atje,prandaj edhe kjo marrëvshje zor ështe e zbatueshme kur nuk ka njohje të ndërsjelltë. Kjo marrëveshje e cenon edhe integritetin teritorial të Kosovës duke e lejuar Serbinë që të bëhet hisedare në asetet e rëndësishme të Kosovës siç është Liqeni i Ujmanit. Kjo hise e Serbisë në Liqenin e Ujmanit paralajmeron edhe formimin e Asociacionit të komunave Serbe me kompetenca ekzekutive që cenon sistemin juridik të Kosovës duke e krijuar një “mini shtet” në shtetin e Kosovës.

Analisti i njohur nga Amerika David Philips e quan këte si një “deklaratë gati të pavlerë,ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të paobligueshme. SHBA nuk veproi si garantuese”,po kështu mendon edhe Ambasadori i SHBA në Beograd Anthony Godfrey i cili marrëveshjen e Uashingtonit e quan si zotim politik dhe jo si një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.Ndërsa Eksperti për Ballkan Daniel Server tha se “Mareveshja nuk ka shumë vlerë as për Kosovën e as për Serbinë,është një dokument i pavlerë, i paobligushëm që nuk ka garancion nga SHBA. Sipas Serverit kjo marrëveshje u bë nën trysnin e Richard Grenell për të rritë imazhin e humbur të Donald Trump, para zgjedhjëve në SHBA. Nga ana tjetër Daniel Bieber thekson së kjo marrëveshje do të”harrohet shumë shpejtë,jo vetëm nga Administrata e Trumpit nëse fiton zgjedhjet por ajo nuk do të zbatohet as nga Adminstrata Biden nëse i fiton zgjedhjet”. Dhe zgjedhjet në SHBA përfunduan me sukses. Edhe përkundër pandemis që e ka kapluar këtë shtet,dalja në zgjedhje ishte shumë e madhe,bile siç thonë analistet më e madhja që prej viti 1956.

Fitoren e Bideni-t nuk e ka dëshiruar lidershipi serb në krye me Vuçiqin dhe Daçiqin.Me fitorën e Bidenit ata janë qartë po ulurojnë si bishat e egra, kanë mbetë si të pakokë. Me fitorën e Joe Bidenit politika e jashtme amerikane do te ndryshoi për shumëçka dhe kryesisht do të kthehët në kornizat e kohës para Trumpit. Joe Biden prioritet kryesor do të ketë riparimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të shkatërruara nga parardhësi i tij, e sidomos normalizimin e marrëdhënieve me BE e veçanarishtë me shtetet si Gjermanin dhe Francën të cilat ranë në pikën zero. Por,në administratën e Joe Biden do të ketë ndryshime edhe në Ballkanin perëndimor,sepse ekipet e Bidenit do të kenë si prioritet kujdesin përmanent për Ballkanin perëndimor e në veçanti situatën shumë të brishtë midis Kosovës dhe Serbisë ku Serbia edhe pas shumë vitëve dialog me Kosovën nuk heq dorë nga veriu i Kosovës,sepse për këtë qëllim edhe ka hyrë në dialog për të marrë territoret e Kosovës e jo për ndonjë normalizim të marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Ajo sot haptas po kërcnohet edhe më luftë se një gjë të tillë edhe mund ta bëjë duke e pas parasyshë se në Serbi sundojnë bandat çetnike të Millosheviqit në krye me Vuçiqin, Daçiqin të cilët u bënë si bishat e egra me fitorën e Joe Bidenit si president i Amerikës,e kanë humbë tourrin sepse ata e dijnë se nuk mund të sillën me Bidënin si me pro serbët, Trump dhe Grenell të cilët u munduan ta bëjnë një marrëveshje kryekëputet në dobi të Serbisë.

Se çka do të ndodhë me Marrëveshjën e Uashingtonit me fitorën e Joe Biden-it më së miri e thotë Madeleine Albright, Sekretarja e shtetit, mike e Joe Bidenit e cila ishte në kohën e Bill Clintonit negociatorja e fuqishme e hekurtë për të arrijtë një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë në Rambujë të Frances e cila hapatas deklaroi këto ditë se: “Marrëveshja e Uashingtonit me fitorën dhe ardhjën e Joe Bidenit në Shtëpinë e Bardhë as nuk do të shqyrtohet e as të analizohet,por thjeshtë do të anulohet”. Të gjithë në Kosovë shpresojnë se kjo edhe do të ndodhë, sepse vërtetë është një marrëveshje e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën. Një marrëveshje e cila u bë veç për spektakël parazgjedhore,por e cila nuk pati jehonë as në vetë Amerikën.