Profesori i VV-së: Duhet avancim i shqiptarëve në Maqedoni, e jo i individëve!

“TASH duhet ndryshimi”

Shkruan Hysamedin Feraj, anëtar i Vetëvendosjes dhe këshilltar i Albin Kurtit:

Kryeministri shqiptar i BDI nuk e çon para statusin e shqiptarëve në Maqedoni me shumë sesa kryetari i Jugosllavisë, Sinan Hasani, statusin e shqiptarëve në Jugosllavi.
Statusi i kombit të dorës së dyte as nuk përmirësohet, as nuk përfaqësohet, as nuk zëvendësohet me avancimin e individëve të tij në postet e kombit sundues.
Por ky avancim mund t’i shërbej kombit sundues për fshehjen e diskriminimit në sytë e të diskriminuarve dhe të opinionit ndërkombëtar!
Prandaj Ali Ahmeti i sotëm është thjesht Sinan Hasani i atëhershëm.
TASH duhet ndryshimi!