Profesori i Kembrixhit: Zhvillimi i Kinës ofron përvojë për lulëzimin e qytetërimeve globale

Profesor Alan Macfarlane është një antropolog e historian i njohur britanik dhe Profesor Emeritus i Kolegjit Mbretëror të Universitetit të Kembrixhit. Ditët e fundit, prof. Macfarlane u shpreh në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës se zhvillimi 70-vjeçar i Republikës Popullore të Kinës ka tërhequr vëmendjen e madhe të botës dhe ka ofruar një përvojë të mirë për lulëzimin e qytetërimeve globale.

Profesor Alan Macfarlane u shpreh në intervistën se brenda 23 vjetësh të fundit, ai ka vizituar Kinën 17 herë.

Z. Macfarlane vuri në dukje se Kina ka tani ndër shkollat e mesme dhe universitetet më të mira në botë. Arritjet e Kinës kanë ardhur hap pas hapi, duke nisur pothuajse nga zeroja. Përveç kësaj, Kina ka sistemet më të mira të transportit e të komunikacionit në botë, duke përfshirë mjetet e pajisjet fizike, si hekurudhat me shpejtësi të lartë dhe aeroplanët, por edhe programet e komunikimit e smartfonat e nivelit të lartë.

Në fund të intervistës, ai shtoi, duke parë kontributin e madh të Kinës për zhvillimin e botës në 30-40 vjetët e fundit, integrimi i mëtejshëm dhe mësimi i ndërsjellë mes Kinës dhe Perëndimit janë tema të pashmangshme për zhvillimin në të ardhmen të këtyre dy botëve:

“Kina dhe bota po integrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën dhe po bëhen gjithnjë e më të ndërvarura nga njëra-tjetra. Prandaj bota lindore dhe bota perëndimore duhet të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore e të mësojnë nga njëra-tjetra dhe jo të konfliktohen. Në këtë mënyrë, brezat e ardhmë mund të kenë një jetë më të bukur dhe më të përmbushur.”