Prof. Veland Ramadani radhitet në mesin e top 4-shit si shkencëtari më i cituar në botë

Profesori Veland Ramadani është renditur në TOP 4 shkencëtarët më të cituar në botë për vitin 2019 në kategorinë “Biznes dhe Menaxhment”. Rezultatet janë botuar në “Updatedscience wideauthordatabasesofstandardizedcitationindicators” (https://data.mendeley.com/datasets/btchxktzyw/2).

Kjo listë bazohet në të dhënat e citimeve për vitin 2019. Dr. Veland Ramadani është profesor i rregullt për sipërmarrje dhe biznesi familjar në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, Universiteti i Evropës Juglindore. Ai është autor ose bashkëautor i rreth 130 punimeve shkencore, 11 librave universitarë dhe redaktor i 16 librave shkencorë. Sipas GoogleScholar, veprat e tij janë cituar rreth 3,000 herë