Prof.Nesimi: Injorancës së presidentit francez Makron, më së miri i është përgjigjur kryeministri pakistanez

Përgjigjen më të mirë ndaj injorancës së Makronit, e ka dhënë kryeministri i Pakistanit, filantropi dhe intelektuali Imran Khan, të cilën u përpoqa ta përkthej në gjuhën shqipe:

– Shenja dalluese e një lideri është se ai i bashkon qeniet njerëzore, ashtu siç bëri Mandela, e jo të krijojë përçarje ashtu siç po krijon Makroni. Kjo është periudha kur Makroni duhej të jepte një prekje shëruese dhe t’ua ngushtojë hapësirën ekstremistëve, e jo të krijojë polarizime të cilat çojnë kah radikalizimi.

Është për të ardhur keq që Makroni zgjodhi që të motivojë edhe më tej islamofobinë duke sulmuar Islamin, në vend që të sulmojë terroristët të cilët kryejnë dhunë, qofshin ato muslimanë, racistë të bardhë apo ideologë nacistë.

Mjerisht, Makroni ka zgjedhur që qëllimisht të provokojë muslimanët, përfshirë edhe qytetarë të tij, duke inkurajuar shfaqjen e karikaturave blasfemike.

Duke sulmuar Islamin, pa mos patur kuptim për këtë fe, Makroni ka sulmuar dhe lënduar ndjenjat e miliona muslimanëve në Evropë dhe gjithkund në botë.

Gjëja e fundit që dëshiron bota dhe që i duhet botës është polarizimi mëtejshëm. Deklaratat publike të bazuara në injorancë do të krijojnë më shumë urrejtje, islamofobi dhe hapësirë për ekstremistët. (Ka shkruar ne profilin e tij ne facebook prof. Florian Nesimi.