Pjanic: Do t’u them nipërve dhe mbesave të mia se kam luajtur me Ronaldon dhe Messin

Pjanic do të kthehet sonte në Torino, por si lojtar i Barcelonës dhe pritet të jetë titullar kundër ish-klubit të tij. Ai është një nga të paktët që mund të mburret se ka luajtur me Ronaldon dhe Messin në karrierën e tij .

“Jam shumë i lumtur që jam këtu përsëri, është vërtet emocionuese. Kam kaluar katër vjet këtu dhe kam kujtime të mira, por tani kam ardhur të luaj një ndeshje të mirë kundër një rivali të ashpër, i cili, si ne, dëshiron të jetë i pari në grup”.

“Unë fola me Messin për vitet që kalova, fola mirë për klubin dhe presidentin. Asgjë më shumë se kaq, ai është i informuar mirë, ai e njeh shumë mirë Juventusin. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të luaj me Ronaldon dhe tani me Messin. Janë dy fenomene, unë do t’u them nipërve dhe mbesave të mia se kam luajtur me dy lojtarët më të mirë të kohës sime. Nuk funksionoi për shumë”, tha Pjanic.