Prodhuesit e duhanit do të subvencionohen me 30 milionë euro

Ministria e Bujqësisë ka ndarë mbi 30 milion euro subvencione për 19 050 prodhues te duhanit. Siç bëri të ditur ministri Trajan Dimkovski, që sot prodhuesit do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre, ndërkaq tregoi për pagesat e duhanit të klasit të parë, të dytë dhe të tretë për kilogram.

Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë

“Duhani është synimi jonë strategjik i orientuar i eksportit dhe në dy vitet e kaluara ka shënuar prodhimtari stabile dhe të qëndrueshme. Kjo është për shkak të politikave qeveritare, para së gjithash për subvencione më të larta për duhanin sipas të cilit, për klasin e parë subvencioni është 80 denarë, për të dytën 70 denarë dhe për të tretën dhe klasat shtesë është 60 denarë për kilogram”.

Kurse ministrja e Financave, Nina Angellovska njoftoi për institucionet që kanë marrë pjesë për realizimin e këtij plani.

Nina Angellovska, ministre e Financave

“Bëmë plan për pagesën e subvencioneve kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar shumë institucione, Banka Popullore, Ministria e Bujqësisë, Agjencioni e pagesave, Ministria e Punëve të Brendshme, Bankat, Asociacioni i Bankave të Maqedonisë”.

Ata njoftuan se ata prodhues të duhanit që kanë kartela dhe dëshirojnë t’i marrin paratë përmes bankomateve, këtë mund ta bëjnë ditën e hënë nga ora 16:00 deri në orën 23:00. Kurse të tjerët që nuk kanë kartela për bankomatë, do të mund ti marrin nëpër banka nga e marta deri të premten, që të mos krijohen radhë të gjata para bankave./SHENJA/