Sektori i automobilave i Kinës arriti një moment historik të ri në vitin 2024, me prodhimin dhe shitjet që tejkaluan 31 milionë njësi, treguan të hënën të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.
Sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve të Kinës (CAAM), prodhimi total i automjeteve arriti në 31.282 milionë njësi vitin e kaluar, 3.7 për qind më shumë krahasuar me nivelin e 2023-shit, ndërsa shitjet u rritën me 4.5 për qind në baza vjetore në 31.436 milionë njësi.
Shoqata bëri të ditur se automjetet me energji të re shënuan performancë rekord, me prodhimin dhe shitjet që tejkaluan për herë të parë 10 milionë njësi dhe përbëjnë mbi 40 për qind të shitjeve totale.
Vitin e kaluar, vendi eksportoi 5.859 milionë automjete, një rritje vjetore prej 19.3 për qind, sipas të dhënave.