Probleme për PSG, Mbappe do të mungojë ndaj Bayern Munich

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe ka pësuar lëndim dhe do të mungojë kundër Bayern Munich.
Sulmuesi i PSG-së, u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Montpellier (1-3), duke u detyruar kështu të lë fushën në minutën e 21′.

Sipas raportimit nga klubi parisien, Mbappe kaloi ekzaminimet sot, të cilat zbuluan një lëndim në kofshën e majtë, transmeton lajmi.net.

Dëmtim ky që kërkon në parim tre javë kohë për t’u rikuperuar tërësisht.

Kështu ai do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich që zhvillohet më 14 shkurt për 1/16-tën e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, thuhet se ai do vazhdojë të bëjë ekzaminime të tjera, dhe se rikuperimi i tij varet edhe nga aftësia e tij për t’u rikthyer në fushën e blertë.

Mbetet të shihet nëse ndodhë një mrekulli dhe se ylli francez do arrijë në kohë për Bayernin.