Probleme në orën e kimisë në Fier, 6 gjimnazistë shtrohen në spital

Sot, rreth orës 13:10, në lagjen “Kastrioti”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje.

Policia njofton se menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjekësor, në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraprakisht nuk dihet kush ka qenë shkaku i kësaj situate.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.