Prizren, arrestohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës

Një person është arrestuar në Prizren për rastin e një punëtori të ndërtimtarisë i cili vdiq në vendin e punës të premten.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se për rastin në fjalë janë intervistuar edhe dy persona të tjerë por janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq i përmenduri më lartë është dërguar në mbajtje.

Rasti fillimisht ishte cilësuar “Hetim i vdekjes”, pastaj është bërë rikualifikimi i veprës “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./Klankosova.tv