Privohet nga liria një person nga Kërçova për shkak të sjelljes agresive ndaj policëve

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkak të sjelljes agresive ndaj zyrtarëve policorë, dje rreth orës 20:30 është privuar nga liria 51 vjeçari D.P nga Kërçova.

“Ai në pompën e benzinës në rrugën Magjistrale Kërçovë – Ohër ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjelljen agresive ndaj policëve që kanë vepruar sipas detyrës zyrtare. D.P është arrestuar dhe kundër tij do të ngritet parashtresë adekuate”, tha zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Të njëjtën ditë në rrugën “Meçkin Kamen” në Kërçovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar Z.M (38)nga Kërçova i cili më herët kishte prishur rendin dhe qetësinë publik dhe ka drejtuar kërcënime verbale ndaj fqinjit.

“Kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate”, tha Dimoski.