Mes tensionesh u verifikuan mandatet e këshilltarëve, opozitarët në Komunën e Kërçovës akuzojnë për parregullsi

Seanca e sotme e këshillit të Komunës së Kërçovës filloi me tensione të shumta.

Kjo seancë duhej të ishte vazhdimësi e asaj të kaluarës, por në fakt pati ndryshim në pikat e rendit të ditës. Për këtë arsye protestonin këshilltarët e VMRO-së dhe Listës së pavarur, duke e quajtur antiligjor verifikimin e mandateve të këshilltarëve të rinj.

“Në bazë të nenit 32, kryetari i këshillit është i obliguar, që ta njoftojë Komisionin për Verifikim dhe çështje mandatare, zgjedhje dhe emërime dhe ta vendosë në propozimin e rendit të ditës për mbledhjen e ardhshme të këshillit”, tha laze Komovski, VMRO-DPMNE.

“Kjo që ndodh sot në këshillin e komunës së Kërçovës është një atak demokratik”, tha Agim Sadiku, lista e pavarur.

Ndryshe, në seancën e kaluar verifikimi i mandateve ishte në mesin e pikave të rendit të ditës, ndërsa sot ato u verifikuan para se të fillojë zhvillimi i rendit të ditës. Mes tensionesh votimi i anëtarëve të rijnë të këshillit nga radhët e BDI-së u vendos në votim dhe u votuan vetëm nga shumica.

Seanca vazhdoi me pakënaqësi, ndërsa u prezantua edhe rebalanci i buxhetit, ndërsa u be e ditur se buxheti i komunës është shkurtuar. Parashikohet që realizmi i buxhetit deri në fund të vitit të jetë mbi 90 përqind ose në buxhetin bazë mbi 80 përqind.