Privohet nga liria 32-vjeçarja, kërcënoi punonjësit e Spitalit në Gostivar

Dje (30-mars) rreth orës 13:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 32-vjeçaren B.J. nga një fshat i Gostivarit, e cila paraprakisht kishte kanosur me mjet të mprehtë punonjësit në Spitalin Modular në Gostivar dhe kishte dëmtuar një pjesë të inventarit të brendshëm.

Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.