Pritje të gjata në kufirin Tabanoc, mërgimtarët e revoltuar: Po presim me orë të tëra

Mërgimtarë që tashmë janë vetëm pak kilometra nga vendlindja thonë se janë të revoltuar nga kaosi dhe pritjet disaorëshe në pikën kufitare Tabanoc.

Ata shkruajnë në adresë të INA se po presin deri në 5 orë në një distancë tejet të shkurtër dhe apelojmë që të reagohet për të evituar këtë situatë të pritjeve të gjata.

Pritjet e gjata janë edhe të autobusëve me mërgimtarë që po presin nga 3 deri në 5 orë.

Pritjet e gjata kanë nisur nga dita e diel, kur nisi ardhja e mërgimtarëve të parë, por ato u shtuan nga dita e djeshme. (INA)