Pritet takim Zaev-Sela-Gashi

Pakoja e pestë antikrizë sipas gjitha gjasave do të miratohet javën e ardhshme. Edhe përkundër bllokadës me mijëra amendamente nga grupi parlamentar i Aleancës dhe Alternativës, Komisioni për financa dhe buxhet do të caktojë seancë. Në ndërkohë pritet edhe takim i kryeministrit Zaev mes Selën dhe Gashin në të cilin duhet të arrihet marrëveshje për nënshtetësitë, raporton Telma.
Nga ai takim do të varet edhe tërheqja e mijëra amendamenteve që i ka dorëzuar VMRO-DPMNE.
LSDM është e bindur se do të gjendet zgjidhje përfundimtare që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët, transmeton gazeta Lajm.
“Grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët-Alternativa nuk do ta tërheqë zgjidhjen ligjore për shtetësinë por do të lë hapësirë për kompromis dhe gjetje të mënyrës se si të rregullohet statusi i mijëra qytetarëve”, raporton Telma.