Paditet një 16-vjeçar, tentoi të tërheq kredi me letërnjoftim të vëllait

Ndaj një 16-vjeçari nga Kumanova, është parashtruar padi penale për shkak se dyshohet, se duke keqpërdorur letërnjoftimin e vëllait më të madh, ka tentuar të tërheqë kredi nga një bankë.

“SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër një 16-vjeçari nga një fshat i Kumanovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”. Më 03.03.2021, i denoncuari në shoqatën financiare e ka dhënë letërnjoftimin e vëllait të vet, më të mëshuar se ai, me qëllim që të tërheq kredi, në kundërshtim me kushtet e parapara me Ligj, pa pajtim të tij ka tentuar të keqpërdor dhe shfrytëzojë të dhënat personale të tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell TV21.