ShowBiz Pritet mirë “Haram” nga Adelina Berisha

Pritet mirë “Haram” nga Adelina Berisha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, pak javë më parë prezantoi për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Haram” mban titullin kënga e saj më e fundit, e cila është një baladë e lehtë e zhanrit R&B.

Kënga e cila është punuar në muzikë dhe tekst nga Flow Music, është pritur mirë nga publiku shqiptar.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Kjo pasi në vetëm pak javë pas publikimit, “Haram” ka regjistruar mbi gjysmë milioni klikime në kanalin YouTube.

Në klip, Adelina është shfaqur me një paraqitje mjaft atraktive, duke vënë në pah linjat e theksuara të trupit.

Këngëtarja Berisha ka bërë të ditur se ky është vetëm projekti i saj i parë për vitin 2022, pasi në vazhdimësi pret të realizojë edhe disa këngë të tjera.