Prisnin dasmën e martesës, 22-vjeçari nga Malisheva vritet në Shkup (Video)

Vdekja e të riut nga Malisheva ka tronditur familjen Hoxha, pasi i njëjti u vra në Shkup, përderisa ai ishte me shokë për kafe në një pompë benzini, shkruan Albanews24.

Disa persona të armatosur kanë tentuar ta grabisin një kazino, por kur plani i tyre nuk ishte realizuar si duhet, ata kanë gjuajtur me armë teksa viktima, Rilind Hoxha, kishte filluar të ikte, ka mbetur i vrarë nga të shtënat.

Përndryshe, Hoxha, bëhej gati edhe për dasmën e martesës, por kjo tragjedi do të mbetet si kujtimi më i hidhur edhe për familjarët e Rilindit, por edhe të nuses. /Albanews24/