Prishtinë, rrihen mes veti një kosovar dhe tre femra nga Shqipëria

Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka arrestuar një mashkull kosovar dhe tri femra shtetase të Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete.

I dyshuari dhe njëra nga femrat janë bashkëshortë.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.