Të enjten në Prishtinë një person ka raportuar se filiali i postës ku punonte është grabitur nga dy persona që e kishin kërcënuar me pistoletë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në filialin e postës aty kishin hyrë dy persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre kishte pasur një pistoletë në dorë dhe nën kërcënimin e armës ia kishin marrë një shumë të parave”, shkruan në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Të dyshuarit pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.
Policia po ashtu ka raportuar se nuk ka të lënduar nga ky rast.