Prishtina dhe Tirana në koleksionin e brendit të ri të Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nisur një biznes të ri.

Rita Ora ka lansuar linjën me produkte për shtëpi “Rita Ora Home”, i cili përmban disa koleksione.

Dy prej koleksioneve të këtij brendi, artistja i emëroi në bazë të kryeqyteteve shqiptare, Prishtina dhe Tirana.

Ndërsa, tri koleksionet tjera quhen: Latimer, Medina dhe Portobello.

Produktet mund të jenë në duart e konsumatorëve që nga data 10 shkurt, ndërsa porositë mund të bëhen prej tani.

Në koleksionin e parë, Rita ka sjellë produkte shtrati.