Prindërit e Thaçit arrijnë në Hagë, do të takohen pas gati dy vjet (VIDEO)

Prindërit e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kanë arritur në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Haxhi dhe Hyra Thaçi do të takojnë djalin e tyre pas gati dy vjetësh, njofton Klankosova.tv.

Prindërit e ish-presidentit kanë udhëtuar me makinë deri në Tiranë dhe nga aty me aeroplan kanë udhëtuar për në Amsterdam.

Ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Ai dhe eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nën akuzat për krime lufte.