Prindër për herë të parë, bashkëshortja e MC Kreshës konfirmon shtatzëninë

Mc Kresha javë më parë kurorëzoi dashurinë me martesë me Erzina Shehun.

Çifti u martuan në një ceremoni private në kryeqytet, ndërsa të ftuar ishin shumë prej emrave të njohur të estradës.

Menjëherë pas martesës, qarkulluan thashetheme se Kresha dhe Erzina po bëhen prindër, e këtë gjë e konfirmoi vetë bashkëshortja e reperit përmes një fotografie në Instagram.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, ajo konfirmoi se po bëhej nënë.