“Alfa”-t shkojnë në histori

Promovohet Njësia e re për polici intervenuese që do të veprojë në territorin e qytetit të Shkupit, ndërsa do të punojë në përbërje të Sektorit për Punë të Brendshme. Njësia është formuar nga Njësia e deritanishme për rend publik dhe paqe, Njësia për përgjigje të parë dhe intervenim Alfi dhe Njësia për asistenca dhe sigurim të transportit.

Në promovimin e Njësisë që mbahet sot në Qendrën policore në Gjorçe Petrov ka marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili tha se kjo reformë ka qenë e domosdoshme me qëllim që të ketë numër sa më të madh të nëpunësve policor në rrugë.

Spasovski shtoi se Njësinë e kanë formuar në bazë të modelit për polici intervenuese në Zagreb, Kroaci.

“Konsideroj se pikërisht sot, para vitit 2020 ishte momenti ideal ta promovojmë këtë Njësi, të prezantohet në opinion se këto pjesëtarë të Njësisë me të vërtetë janë të gatshëm të përballen me ç’farëdo lloj sfide dhe rrezik në pjesën e sigurisë”, tha Spasovski. .