Prince Harry dhe Meghan Markle thuhet se duan të pajtohen me Familjen Mbretërore

Princ Harry dhe Meghan Markle thuhet se po mendojnë të ndajnë kohën e tyre midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në atë që mund të jetë fillimi i një pajtimi mbretëror.

Në fillim të javës u raportua se Duka i Sussex-it filloi të kërkonte të gjente një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar që ai dhe gruaja e tij mund ta mbanin për ta vizituar, në vend që të kalonin çdo herë në hotele.

Autori Tom Quinn i tha ‘Mirror Sunday’ se Dukësh së Sussex, i cili la detyrat e tij mbretërore në 2020 dhe tani jeton në SHBA, “i mungojnë disa aspekte të jetës së tij të vjetër” në Londër.

Dhe tani sipas ish-butletinit mbretëror Grant Harrold, plani i përfolur mund të jetë një tregues i fortë se dyshja po kërkojnë të afrohen më shumë me familjen e Harry-t.

Harry dhe Markle, 42 vjeç, nuk kanë pasur shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar që kur babai i tij, Mbreti Charles III, i dëboi ata nga Frogmore Cottage në fillim të vitit të kaluar.

Një burim konfirmoi për ‘Page Six’ se procesi filloi në janar 2023, menjëherë pas publikimit të autobiografisë së tij, “Spare”, i cili përmbante pretendime të forta për familjen mbretërore. Qershorin e kaluar, u raportua se Harry dhe Dukesha e Sussex ishin larguar zyrtarisht nga vila, e cila ndodhet në Windsor.

Pavarësisht dëbimit, Harry, Markle dhe dy fëmijët e tyre, Princi Archie, 5 vjeç dhe Princesha Lilibet, 3 vjeç, po jetojnë të qetë në një shtëpi luksoze prej 14 milionë dollarësh në Kaliforni.