Prince Harry dhe Meghan Markle kanë blerë në fshehtësi shtëpi milionëshe në Santa Barbara të Kalifornisë

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë blerë në mënyrë të fshehtë një shtëpi private familjare në Santa Barbara, shkruajnë mediat e huaja.

Prince Harry

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë jetuar në komunitetin e pasur të Kalifornisë për gjashtë javë që nga fillimi i korrikut, njofton Page Six.

“Harry dhe Meghan kanë jetuar në heshtje në shtëpinë e tyre në Santa Barbara që nga fillimi i korrikut. Ata nuk janë banorët e shtëpisë së Oprah apo dikujt tjetër, ata e kanë blerë vetë këtë shtëpi. Kjo është ajo ku ata duan të vazhdojnë jetën e tyre pas largimit nga Mbretëria e Bashkuar”, tha një burim pa dashur që ti zbulohet emri.

Pak detaje dihen për shtëpinë, por burimi shton se çifti kanë bërë veting në shtëpi.

“Ata kanë menduar për këtë me kujdes dhe e hulumtuan mirë. Ky është vendi ku ata planifikojnë të jenë të lumtur, të bëjnë miq të mirë dhe të rritin Archien, duke i dhënë atij mundësinë për të luajtur me fëmijët e tjerë të moshës së tij”, thotë tutje burimi.