Princ Leka konfirmon ndarjen me Elia Zaharian

Princ Leka ka njoftuar zyrtarisht se është ndarë nga partnerja e tij, Elia Zaharia.

Me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale, Princ Leka deklaron se martesa ka marrë fund dhe se të dyja palët kanë rënë dakord ta zgjidhin atë në gjykatë.

Kjo ka qarkulluar që një kohë të gjatë në media, por që tani është bërë konfirmimi nga vet protagonistët.

 

Të njëjtit kanë bashkë edhe një vajzë të quajtur, Geraldina.

Postimi i plotë i Princ Lekës (pa ndërhyrje):

“Përshëndetje miq dhe dashamirës,

Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje”.