Themeluesi i grupit mercenar rus Wagner ka paralajmëruar se elita ruse duhet të angazhohet seriozisht në luftën në Ukrainë ose mund të humbasë veten dhe të përballet me revolucionin.
Yevgeny Prigozhin tha në një intervistë të publikuar në kanalin e tij Telegram, se Ukraina do të përpiqet të rrethojë Bakhmutin dhe të sulmojë Krimenë.
“Me shumë gjasa ky skenar nuk do të jetë i mirë për Rusinë, kështu që ne duhet të përgatitemi për një luftë të vështirë. Jemi në një gjendje të tillë që mund ta humbim Rusinë – ky është problemi kryesor… Ne duhet të imponojmë një gjendje emergjente”, tha shefi i Wagner.
Ai shtoi se pikëpamjet e tij politike mbizotërohen nga dashuria për atdheun dhe shërbimi ndaj Vladimir Putinit. Nga organet e sigurisw perwndimore, Prigozhin konsiderohet si njeri i afwrt me Putinin dhe angazhohet nga presidenti rus sa herw qw ka nevojw t’i kryej punwt e pista.